Pas ngjarjes tragjike të regjistruar në Durrës, ku humbi jetën një person, ka reaguar deputeti i PS, Taulant Balla, duke e cilësuar rastin jo si një aksident rrugor, por si një akt të qëllimshëm.
Në mesazhin e tij në facebook, Balla shkruan se autori i ngjarjes nuk mund të konsiderohet thjesht një drejtues mjeti që ka humbur kontrollin, por “një terrorist”.
Mesditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës mbetën të vdekur 2 djem të moshës 10 vjeç dhe u plagos një tjetër 8 vjeç, të cilët po luanin në trotuar.
Sipas gazetares Klodiana Haxhiaj, policia ka marrë filmimet e kamerës së një biznesi pranë vendngjarjes ku ndodhi aksidenti në lagjen nr.15, ku automjeti që drejtohej nga Nikoll Radaçi, me shpejtësi skëterrë ka përplasur 3 djemtë që po luanin me top dhe i ka marrë zvarrë përpara.







