Analisti Agim Xhafka ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, të cilët në momentin fatal, ishin duke luajtur në trotuarin e rrugës.
‘Fëmijët i vrau ai që “vrau” këndet e lodrave dhe sheshet sportive’, shkruan në Facebook, Agim Xhafka.
Me anë të këtij reagimi, Xhafka tregon se kjo ngjarje tragjike ishte një kronikë e paralajëmëruar, pasi përgjegjësia bie mbi shtetin, bashkinë dhe qeverinë, ku të gjitha bashkë, kanë kontribuar që fëmijët sot të mos kenë më parqe dhe kënde lojërash, por të argëtohen në trotuaret e rrugëve, duke rrezikuar përditë jetën e tyre, pasi hapsirat publike i kanë zënë lejet e ndërtimit për pallate dhe qiellgërvishtës, të lëshuara nga drejtuesit e institucioneve shtetërore.








