Ballina Politika Gara për kreun e PD përfundon në Gjykatë! Mereme Sela padi: U...

Gara për kreun e PD përfundon në Gjykatë! Mereme Sela padi: U përjashtova në shkelje të statutit, pezulloni procesin! Kandidimi i Berishës të shpallet i pavlefshëm

77
0

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, pas përjashtimit nga gara për kreun e PD-së, Mereme Sela do ta vijojë përballjen me Sali Berishën në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Report Tv ka mësuar se Sela ka paditur Partinë Demokratike me argumentin se u përjashtua nga gara me një vendim të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë transparence procedurale. Në padinë që Report Tv e ka siguruar, Sela thotë se përjashtimi është bërë “në shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të saj statutore dhe parimit të barazisë në konkurrim.”

Në padi po asht thuhet se organet e partisë kanë lejuar kandidimin e Sali Berishës, në kundërshtim flagrant me ndalimin e parashikuar në statut, pasi neni “Basha” (neni 46) sanksionon se kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

Mereme Sela i është drejtuar gjykatës me 5 kërkesa:

1. Shpallja e pavlefshme absolute e vendimit për skualifikimin e paditëses nga gara për Kryetar të PDSH-së;

2. Detyrimi i palës së paditur për rikthimin e paditëses në garë;

3. Shpallja e pavlefshme absolute e kandidimit të Sali Berisha;

4. Konstatimi i shkeljes së rëndë të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme;

5. Vendosja e masës së sigurimit të padisë: pezullimi i menjëhershëm i procesit zgjedhor të datës 23.05.2026 deri në përfundim të gjykimit.