Ballina Rajoni “Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë” –...

“Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë” – Rrëfimi i nënës së 19-vjeçares shqiptare, që u gjet e vdekur në Greqi

130
0

Nëna e shqiptares Myrto, e cila humbi jetën tragjikisht më 14 prill 2026 në Argostoli, ka folur për marrëdhënien me 19-vjeçaren, duke dhënë detaje tronditëse mbi vdekjen e vajzës së saj.

Në dëshminë e saj për mediat greke, ajo e përshkroi Myrton si një vajzë të përulur dhe të sjellshme, e cila studionte për t’u bërë asistente mikrobiologe në një kolegj profesional në Argostoli.

Ajo tregoi se një natë para ngjarjes tragjike e dinte që Myrto do të dilte për një shëtitje të zakonshme me të dashurin e saj, pa asnjë shenjë se do të ndodhte diçka e pazakontë. Duke u nisur për turnin e natës në spital, ajo pa makinën e tij jashtë shtëpisë, por nuk foli me të.

“Të hënën e Pashkëve, rreth orës 21:55, ishim në shtëpi të tre, me babanë e saj. Myrto doli nga dhoma dhe na pyeti nëse ishte veshur bukur. Folëm për rrobat e saj.

E dija që do të dilte për një shëtitje me D., por babai i saj nuk e dinte, pasi ishte shumë i rreptë dhe nuk i kishim treguar për lidhjen e saj. Ai ishte tepër mbrojtës ndaj saj, e telefononte vazhdimisht kur dilte, por Myrto kishte një dobësi të madhe për të.

Atë natë dola nga shtëpia për të shkuar në punë, pasi punoj si infermiere, dhe ndërsa po largohesha pashë makinën e D., që po priste Myrton, por nuk folëm fare me njëri-tjetrin, pasi nuk e njihja”, tregoi ajo për Protothema.gr.

Momenti më dramatik ishte kur u përball me trupin e së bijës në spital. Ajo tha se ishte në shtëpi kur u njoftua për rastin dhe, sapo mbërriti në spital, u përball me fytyrat e ngrira të kolegëve. Para se t’i jepnin lajmin e rëndë, i ajo rrëfeu se mjekët i dhanë qetësues.

“Në mëngjesin e datës 14.04.2026 kisha dalë nga puna pak më herët dhe isha në shtëpi. Më telefonoi një kolege dhe më tha se duhej të shkoja menjëherë në spital, pa më dhënë shpjegime. Mendova se kishte ndodhur diçka me një rast që po trajtoja.

Kur mbërrita, pashë shikime të ngrira dhe ndjeva se diçka e rëndë kishte ndodhur. Para se të më thoshin gjë, më dhanë qetësues.

Mbaj mend që iu luta mjekëve të bënin gjithçka për të shpëtuar fëmijën tim, madje u thashë të merrnin zemrën time dhe t’ia jepnin asaj.

E vetmja gjë që kujtoj është se vrapova drejt saj. Nuk doja ta besoja që fëmija im kishte ndërruar jetë”, rrëfeu ajo.