Ballina Rajoni Hakmarrje pas 3 vitesh në Kretë/ Babai vret 20-vjeçarin në mes të...

Hakmarrje pas 3 vitesh në Kretë/ Babai vret 20-vjeçarin në mes të rrugës për aksidentin e të birit

80
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gazi të Heraklionit, në Kretë të Greqisë, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në mes të rrugës.

Sipas raportimeve, autori i dyshuar është një 54-vjeçar, i cili është dorëzuar vetë në polici pas ngjarjes dhe ka dorëzuar edhe armën e përdorur.

Hetimet paraprake tregojnë se motivi lidhet me një ngjarje të ndodhur tre vite më parë, kur djali i 54-vjeçarit humbi jetën në një aksident rrugor.

Në atë aksident, i riu që u vra sot ishte drejtuesi i mjetit, ndërsa viktima ndodhej pasagjer.

Burime nga media greke bëjnë të ditur se 54-vjeçari e ka konsideruar 20-vjeçarin përgjegjës për vdekjen e të birit dhe dyshohet se e ka ndjekur me makinë para se ta qëllonte disa herë në rrugë.

Pas ngjarjes, ai është paraqitur në polici dhe është vënë në pranga. Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e krimit.