Ballina Politika “Prokuroria nuk na detyron të…”/ Refuzimi i komisioneve hetimore, Bardhi: S’na pranohet...

“Prokuroria nuk na detyron të…”/ Refuzimi i komisioneve hetimore, Bardhi: S’na pranohet interpelanca me Ramën

100
0

Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet ankimimi i deputetëve të PD për ngritjen e komisioneve hetimore në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 11 maj.

Teksa mbajti fjalën e tij Gazment Bardhi ngriti shqetësimin lidhur me mospranimin e interpelancave me kryeministrin. Gjithashtu ai theksoi se nuk u lejohet që të ushtrojnë të drejtat dhe për këtë, u janë arsye nga më të ndryshmet.

“Ne nuk na pranohet asnjë kërkesë për interpelancë, asnjë kërkesë për marrje informacioni. Ky gjykim sot në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me faktin ne jemi nnë republikë Parlamentare që funksionon sipas Kushtetutës apo një republikë me vullnet të një partie…Përgjigjen tuaj nuk e dimë. Në çdo hallkë të këtij procesi na është dhënë nga një arsye e ndryshme.

Komisioni i Përhershëm dhe i Posacëm parlamentar janë organe ndihmëse të Kuvendit, ndërkohë që funksioni i një Komisioni Hetimor ka të bëjë me kontrollin ndaj ekzekutivit, nuk mundet që përmes mekanizmave. Përgjegjësia ligjore administrative apo penale është kompetencë e institucioneve përkatëse që kryhen nga ligji”, tha ai.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Bardhi shtoi se; “Në seancë plenare na është thënë një gënjeshtër, se nuk janë paraqitur fakte apo prova se autoritetet shqiptare kanë kryer veprime të paligjshme.

Unë nuk e di që një hetim i departamentit amerikan të shtetit është spekulim politik. Për mua janë dokumente zyrtare që legjitimojnë kërkesën për hetim. Ka konfirmim zyrtar të prokurorisë së posaçme ata kanë nisur hetimet, pra paska të dhëna për të nisur një hetim penal por nuk ka fakte për të nisur një hetim parlamentar. Prokuroria nuk na detyron të mos ushtrojmë kompetencën tonë Kushtetuese”.