Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Rrethinat”.
Në pranga ka rënë një 32-vjeçar. Sipas policisë, i riu në lokalin që administronte në Prrenjas, ndante kokainën që kishte siguruar, në doza, me qëllim shitjen.
Gjithashtu për moskallëzim të krimit, u arrestua edhe një shtetas që u kap në ambientet e lokalit.
Gjatë operacionit u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, 3 peshore elektronike, 3 celularë, si dhe 48 100 lekë dhe 450 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme






