Një vendim i ri i marrë nga mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave ka përcaktuar ndryshime të reja për dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit politikë.
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se brenda 4-5 viteve të ardhshme do të kryhet shlyerja e plotë e kësteve për 6 mijë dosje dhe koha mes kësteve do të shkojë deri në dy vite e gjysmë.
Sipas ministrit, ky ndryshim jo vetëm që do të ndikojë te eficienca, por do të përgjigjet më mirë ndaj detyrimit moral të kësaj shtrese të shoqërisë.
“Miratuam një ndryshim në VKM nr.419 që lidhet me dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve politikë. Heqim dëmshpërblimet në 8 kështe të barabarta. Të gjitha pagesat deri në 1 milionë lekë, do të bëhet pagesa në pagesën e radhës. Ministria e Financave parashikon që brenda 4-5 viteve të bëhet shlyerja e plotë e 6 mijë dosjeve nga 10,360 që janë në total. Këto ndryshime kanë edhe avantazhe të tjera. Do të ketë procesim më të shpejtë të pagesave. Koha e pagesave ndërmjete kësteve do të shkurtohet në 2-2.5 vite. Jo vetëm do të rritet eficenca, por edhe do të respektohet detyrimi moral ndaj tyre”,-tha Mala







