Kendall Jenner dhe Hailey Bieber ishin ndër emrat më të njohur që tërhoqën vëmendje pas përfundimit të Met Gala, duke u paraqitur me veshje më provokuese në festat luksoze që pasuan eventin.
Pak orë pasi parakaluan në tapetin e kuq, dyshja u drejtua për në festën ekskluzive të organizuar nga Saint Laurent në Upper East Side. Kendall, 30 vjeç, transformoi fustanin e saj nga GapStudio në një version më joshës prej sateni.
Modelja dhe ylli i “reality show”-ve u shfaq me një fustan të rikonceptuar, i cili përfshinte një pjesë të sipërme në stil korseje që theksonte format e trupit, duke vazhduar me një fund sateni të ngushtë dhe elegant.
Paraqitja e tyre në “after party” erdhi pas një edicioni të Met Gala-s që u konsiderua i debatueshëm nga publiku dhe kritikët e modës, ndërsa yjet vazhduan të eksperimentojnë me stilin edhe jashtë tapetit të kuq.







