Ballina Sport “Skuadra kishte humbur besimin te gjithçka”, Hodo beson te kthesa e Teutës:...

“Skuadra kishte humbur besimin te gjithçka”, Hodo beson te kthesa e Teutës: Tani kemi një finale! Çfarë kaloi, kaloi!

62
0

Trajneri i Teutës, Bledar Hodo, ka qenë i lumtur edhe me barazimin ndaj Flamurtarit, duke e cilësuar një pikë të rëndësishme për vijimësinë e skuadrës.

“E prisnim një ndeshje të tillë të jem i sinqertë. E kishim përgatitur që do vuanim. E nisëm mirë. shënuam gol që na u anulua, morëm gol dhe skuadra pësoi shok psikologjik. Por në përfundim të pjesës së parë folëm me çunat, kishim besim që do e kthenim e fitonim. Shkuam te barazimi dhe besoj se u arrit falë luftës sportive, shpirtit të garës dhe sakrificës për këtë fanellë.

Duke parë javët e fundit me rezultate negative, skuadra kishte humbur besimin jo vetëm te sistemi, por te çdo gjë. Kështu që mendova të ndërroj sitëm të parën dhe fus lojtarë me eksperiencë, këta çuna e kanë kaluar edhe vjet e më parë këtë situatë. Boçin e njoh që kur ka luajtur tek U17, U19, U21 e me radhë, kam qenë ndër të parët që kam insistuar për atë dhe e di që në disa pozicione jep shumë mirë. E vërtetë që bëri ndeshje të mirë, kishim mundësi ta fitonim, por edhe ky rezultat besoj se është i kënaqshëm deri diku.

Besim kemi, do luftojmë të japim maksimumin, po të kemi këtë shpirt gare e dëshire, në kampionatin tonë kjo bën diferencën. Kemi një finale përpara kështu që sot mendojmë për atë ndeshje dhe çfarë kaloi, kaloi”, tha Hodo për RTSH pas ndeshjes.