Gjatë një komunikimi me Gresën, Fabjola Elezaj ka sjellë në vëmendje një episod nga edicioni i parë i formatit “Big Brother VIP 1”.
Duke bërë një krahasim me situatën e saj të fundit, ajo i është referuar debatit të hershëm mes ish-konkurrentëve Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira.
Sipas Elezajt, mungesa e një reagimi nga produksioni apo paneli ndaj ofendimit që ajo mori ditët e fundit tregon një qasje të pabarabartë, duke argumentuar se në të kaluarën një deklaratë e tërthortë mori përmasa të gjera diskutimi dhe penalizimi.
Lidhur me këtë konstatim dhe pakënaqësinë e saj, ajo u shpreh:
“Unë e kam përjetuar edhe si shikuese gjënë që më ka ndodhur mbrëmë, në edicionin e Ilirit, jo me atë shkallë por kur një konkurrent i joti (Donaldi) i ka thënë një zonje aty (Einxhelit) “ty të njeh gjithë Tirana” u bë nami, me spond… kur mua m’u tha troç, s’m’u duk se u bë nami. Dhe unë aty jam ndjerë e shtypur për të 4-5 herë.”







