Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nga Kuvendi adresoi disa nga kritikat e PE-së për Shqipërinë sa i takon rrugës së saj drejt integrimit.
Ai tha se vota kundër për heqjen e imunitetit të Ballukut, kërkuar nga SPAK, është njolla e zezë për Shqipërinë në këtë proces.
“Sikundër jeni në dijeni, në datë 5 maj, PE në mënyrë unanime miratoi raportin për 2025 për Shqipërinë, ku evidentohen dhe çështje dhe problematika që d të duhet të trajtohen nga Kuvendi. Do të ishte një lajm i mirë që Kuvendi të luante gjatë 2025 një rol në përmbushjen e e shqetësimeve të ngritura nga PE. Por ka kontribuar që në këtë raport të ketë njolla të zeza për Shqipërinë që vështirësojnë integrimin, siç është 83 vota kundër për të penguar drejtësinë për të mbrojtjen korrupsionin e zv/kryeministres. Nuk do të duhet të kishte ndërhyrje politike në këtë çështje.”, tha ai.







