Ballina Kosovë Ish-zv.kryeministri: Qëllimi i Kurtit ishte të fuste duart në buxhetin e Kosovës...

Ish-zv.kryeministri: Qëllimi i Kurtit ishte të fuste duart në buxhetin e Kosovës dhe të zëvendësonte Osmanin!

67
0

Ish-zv.kryeministri i Kosovës Haki Abazi lëshoi akuza të forta në drejtim të kreut të qeverisë në detyrë Albin Kurti.

Sipas Abazit qëllimi i Kurtit si kryeministër ka qenë që të fusë duart në buxhetin e shtetit, dhe të shkatërrojë çdo qelizë institucionale të vendit.

Abazi theksoi se demokracia e këtij vendi është në kolaps dhe qëllimi i Kurtit ka qenë zëvendësimi i Osmanit si Presidente.

Qëllimi i vetëm i Kurtit ka qenë që të fusë në dorë buxhetin publik nëpërmjet të cilit faktikisht po shkatërron çdo celulë institucionale. Se nuk është më çështja e kapjes së institucioneve, është abortimi i demokracisë që ka ndodhur që nga komisionet parlamentare kur unë kam shërbyer si kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe deputet në Parlamentin e Kosovës. Demokracia e Kosovës është në një kolaps. Një vit u humb duke u tentuar që të bëhej znj.Haxhiu kryetare Parlamenti. U rispërsëritën zgjedhjet, u zgjodh znj.Haxhiu, do të thotë që s’ishte e mjaftueshme ajo, pasi qëllimi ishte që të zëvendësohej znj.Osmani dhe të merrej pozita e Presidentit. Nuk mund të luftosh demokracinë dhe pluralizmin nëse s’ke instrumentet për t’i ndjekur kundërshtarët në mënyrë ligjore”, tha Abazi.