Ballina Bota Ishte trend në rrjetet sociale! Adoleshentët rrahin për vdekje një 45-vjeçar, publikuan...

Ishte trend në rrjetet sociale! Adoleshentët rrahin për vdekje një 45-vjeçar, publikuan pamjet dhe…

55
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Binghamton, ku pesë adoleshentë të moshës 13 deri në 15 vjeç dyshohet se kanë rrahur për vdekje një burrë të pastrehë, në një sulm që autoritetet e lidhin me një trend shqetësues në rrjetet sociale.

Viktima është identifikuar si Peter Benedham, i cili sipas policisë u sulmua mbrëmjen e 27 prillit në qendër të qytetit. Ai u transportua në spital në gjendje kritike, por ndërroi jetë më 5 maj pasi familjarët vendosën të ndërprisnin mbështetjen me aparatura.

Autopsia e klasifikoi vdekjen si vrasje, ndërsa akuzat ndaj katër adoleshentëve të arrestuar fillimisht u rënduan nga tentativë vrasjeje në vrasje të shkallës së dytë.

Një ditë pas vdekjes së 45-vjeçarit, policia arrestoi edhe një të dyshuar të pestë, një djalë 13-vjeçar, i cili u lokalizua në Whitney Point. Katër të miturit e tjerë ndodhen në një qendër paraburgimi për të mitur në Qarkun Broome.

Sipas hetimeve paraprake, sulmi dyshohet të ketë lidhje me një fenomen që po përhapet në rrjetet sociale, ku persona të pastrehë sulmohen dhe videot publikohen online për të marrë vëmendje dhe klikime.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin lokal. Qindra qytetarë u mblodhën pranë vendit ku ndodhi sulmi për të përkujtuar viktimën.

“Mbani mend emrin e tij: Peter Benedham”, shkruhej në një pankartë gjatë ceremonisë përkujtimore në nder të 45-vjeçarit.