Ballina Politika Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

63
0

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, ka mbledhur këtë të enjte drejtuesit politikë të qarqeve në selinë rozë, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.

Fokusi i kësaj mbledhjeje është organizimi i brendshëm i partisë.

Po ashtu, në këtë takim pritet të bëhet edhe një bilanc i ecurisë së turit të nisur nga PS, “Punët e Shqipërisë”, një tur i cili do të vijojë deri më 12 qershor, që përkon edhe me ditëlindjen e 35-5ë të kësaj partie politike.