Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur për jetën politike dhe personale, ndërsa nuk munguan as komentet për personazhe të njohur të ekranit.
Gjatë intervistës, asaj iu shfaqën disa fotografi të figurave publike dhe një prej tyre ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, me të cilën Kryemadhi ka edhe lidhje familjare.
Teksa komentoi artisten, Monika nuk i kurseu vlerësimet, duke e cilësuar “të jashtëzakonshme” dhe shumë të talentuar.
“Është shumë funny, është shumë e mirë. Vdes për këngën e re që ka bërë, është shumë ritmike. Po ecën shumë mirë që kur ka dalë e pavarur, por që e ka sfidë të madhe. Është shumë e talentuar, është shumë e dashur, është bebe, nga mendja është një fëmijë dhe nga emocionet. Është e jashtëzakonshme. Vdes për një burrë shqiptar, po unë i them çfarë e do burrin shqiptar”, tha Kryemadhi.
Më tej, e pyetur nëse i ecën roli i “mbleses”, Kryemadhi u përgjigj me humor:
“Mua më ecën se atje në parti i pata martuar të gjithë. Vetëm një që nuk e martova unë, u martua vetë, më doli copë-copë”.
Kujtojmë se marrëdhënia mes Monika Kryemadhit dhe Bebe Rexhës është komentuar edhe më herët në media, pasi ato janë shfaqur shpesh së bashku dhe kanë treguar publikisht afrimitetin familjar.







