Ballina Kuriozitete Zbulohet rubini rreth 11 mijë karatësh në Myanmar!

Zbulohet rubini rreth 11 mijë karatësh në Myanmar!

60
0

Myanmar ka njoftuar zbulimin e një rubini gjigant me peshë 11 mijë karatë, ose peshon rreth 2.2 kilogramë.Ky shihet si një zbulim i rrallë edhe për zonën e njohur të gurëve të çmuar në Mogok, pranë rajonit të Mandalayt.

Sipas Ministrisë së Informacionit të Myanmarit, guri me nuancë të kuqe në vjollcë u zbulua pas marrjes së detyrës nga qeveria e re e mbështetur nga ushtria në muajin prill.

Autoritetet e zonës se kanë përshkruar rubinin si “jashtëzakonisht të madh, të rrallë dhe të vështirë për t’u gjetur”.

Ministria deklaroi se, për shkak të cilësisë dhe gradës së ngjyrës, rubini konsiderohet më i vlefshëm se një gur prej 21,450 karatësh i zbuluar në të njëjtin qytet në vitin 1996. Megjithatë, autoritetet ende nuk dhanë një vlerësim financiar për gurin e çmuar. Rubini shihet si një gur i çmuar dhe estetikisht i dukshëm nga ngjyrat e tij.