Ballina Politika ‘Dyshek, bide, wc, jastëk’/ Korreshi denoncon liqenin e kthyer në landfill: O...

‘Dyshek, bide, wc, jastëk’/ Korreshi denoncon liqenin e kthyer në landfill: O Karakaç, këtu flini gjumë kur vini si të deleguar?’

71
0

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka publikuar një video-denoncim nga Hyzgjokaj, Lushnjë, ku shfaq ndotjen dhe mbeturinat pranë një liqeni në zonë të kthyer në landfill mbeturinash, duke akuzuar bashkinë për neglizhencë.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Korreshi ironizon standardet europiane, ndërsa kamera fokusohet tek grumbujt e plehrave, inerteve dhe mbetjeve urbane të hedhura buzë liqenit.

“Nuk hyhet në Uropë kështu, nuk të lënë në Uropë me këto plehra”, shprehet deputeti në video, teksa kërkon përgjegjësi për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ju përshëndes dhe unë njëherë kështu, nga këto bukuritë e mëdhaja që ka liqeni aty, domethënë, ja po të vish këtu te ke një liqen të bukur. Do thoni ju, pse për liqene kemi ne? Po a t’ju tregoj një pjesë të Europës edhe këtu me liqene? Ule pak Elio, të lutem. Liqenin këtu. Kape një sekondë aty. Të gjithë plehrat e komunës, Hyzgjokaj. Oh, Landfill-i. Ja kjo zonë e bukur, po mund të rrinte kaq e bukur kjo. Domethënë, këtu e ka mbytur dhe ferra. Shiko këtu wc, bide, divan, dyshek, jastëk. Merre të gjithë andej. Ah, të keqen! O Karakaç, këtu flini gjumë kur vini si të deleguar, ë? Këtu flini gjumë, ë? Po kape Europën, kape! Alo, Bashkia! Urdhëro si e ke! Se mirë dalim kështu për ajër të pastër, dalim foto, video. Po, Bashkia, po urdhëro, urdhëro, kape! Shiko Bashkia sa kanë vajtur këtu plehrat. E shikon, ë? O Uropa! Nuk hyhet në Uropë kështu, nuk të lënë në Uuropë me këto plehrat. Se as s’ja qëllojnë dot fare andej. Kështu që, kur të keni grykën e kamerës për të parë bukuritë, ule një çikë këmbën se kemi këpucët me lerë hala. E kjo është këpuca me plehra akoma.