Pep Guardiola e kritikoi Premier League për orarin e ngjeshur të ndeshjeve të Manchester City por pranoi se mbingarkesa është çmimi i ndjekjes së suksesit. Shpresat e “qytetarëve” për të mposhtur Arsenal në garën për titull do të vendosen gjatë tre ndeshjeve të tyre të fundit, me finalen e FA Cup ndaj Chelsea në mes.
Skuadra e Guardiola pret Crystal Palace të mërkurën përpara se të niset për në Wembley për t’u përballur me Chelsea. Dhe, më pas, të përfundojnë fushatën e tyre në Premier League kundër Bournemouth dhe Aston Villa.
“Ne nuk mendojmë për ‘bujarinë’ e Premier League. Si gjithmonë, ata kanë qenë vërtet të mirë për këtë orar e kalendar. Por është ajo që është. Ne e pranojmë. Gjithmonë kam thënë, nëse nuk luani finalen e FA Cup duhet të pranojmë edhe këtë orar”, tha Guardiola.
“Kur fituam tripletën ishim atje në atë dinamikë. Kështu që është vërtet mirë. Garat, fazat eliminatore, janë si jeta a vdekja. Është si tani në fund të sezonit. Duhet të përpiqemi të fitojmë, jo të zgjedhim gara, ndeshje, çdo gjë. Të gjithë ne paguhemi jashtëzakonisht mire, duhet ta bëjmë”, shtoi spanjolli.







