Ballina Lifestyle Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley ndërtojnë shtëpinë e tyre të përhershme pranë...

Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley ndërtojnë shtëpinë e tyre të përhershme pranë një plazhi nudist

71
0

Jason Statham dhe partnerja e tij, supermodelja Rosie Huntington-Whiteley, po ndërtojnë një rezidencë luksoze buzë detit me vlerë 25 milionë funte (rreth 29 milionë euro) në jug të Anglisë, pranë një plazhi të njohur për naturistët. Sipas raportimeve të Daily Mail, çifti ka blerë një pronë prej rreth 20 hektarësh, ku po ndërtohet një shtëpi moderne në stil brutalist me pesë dhoma gjumi, plazh privat, liqen për varka, pellg natyral për not dhe një shtëpi gjigante në pemë për dy fëmijët e tyre, Jack dhe Isabella.

Projekti përfshin gjithashtu një palestër të madhe, pishinë të brendshme për stërvitje dhe një stallë kuajsh, për t’i mundësuar Rosie-t të rikthehet te pasioni i saj për kalërimin. Aktori i “Fast & Furious” thuhet se ka paguar 20 milionë paund (rreth 23 milionë euro) për truallin në vitin 2024, ndërsa ndërtimi pritet të kushtojë edhe 5 milionë funte të tjera (rreth 6 milionë euro).

Shtëpia ndodhet pranë një rezervati natyror dhe një zone të frekuentuar nga naturistët, ndërsa vendasit kanë raportuar se Statham është parë shpesh në zonë duke shëtitur me qentë dhe me mikun e tij, aktorin Vinnie Jones. Rosie së fundmi ka folur për dëshirën për një jetë më të qetë dhe rurale në Mbretërinë e Bashkuar, larg ritmit të Hollywood-it. Çifti ka nisur gradualisht të shkëputet nga jeta në Los Angeles, pasi së fundmi shiti edhe shtëpinë e tyre në Malibu.

“Dua paqe, natyrë dhe një jetë ku fëmijët të rriten mes pemëve dhe baltës”, është shprehur modelja në një intervistë të fundit.