Ballina Kronika Shkoi me dhimbje apandesiti në urgjencë/ 21-vjeçarja denoncon kirurgun 72-vjeçar: Më ngacmoi...

Shkoi me dhimbje apandesiti në urgjencë/ 21-vjeçarja denoncon kirurgun 72-vjeçar: Më ngacmoi seksualisht…

74
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një mjek kirurg i spitalit rajonal është arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një pacienteje 21-vjeçare.

Në pranga ka rënë mjeku Nikolla Nunka, 72 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga e reja, e cila ndodhej e shtruar në spital. Sipas informacioneve paraprake, 21-vjeçarja ishte paraqitur në urgjencë me dhimbje barku dhe të vjella, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore ishte vendosur që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.

Referuar dëshmisë së saj, vajza ka pretenduar se gjatë kontrolleve mjekësore, kirurgu e ka prekur në pjesë intime, duke e justifikuar veprimin si pjesë të ekzaminimit. Pas marrjes së kallëzimit nga policia, efektivët kanë bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e mjekut.

21-vjeçarja vijon të jetë e shtruar në spital, ndërsa pritet që 72-vjeçari të dalë përpara gjykatës për masën e sigurisë. Hetimet për rastin janë në vijim.

Ndërkohë, mësohet se Nikolla alias Niko Nunka mjeku që u ndalua sot nga policia për akuzën e ‘Ngacmimit seksual’, rezulton me precedent penal pasi, disa vite më parë është arrestuar nga prokuroria dhe më pas dënuar për akuzën e korrupsionit nga gjykata e Korçës.