Ballina Kosovë Aderim i ri në Vetëvendosje, Kurti zbulon kandidaten për deputete

Aderim i ri në Vetëvendosje, Kurti zbulon kandidaten për deputete

60
0

Kryetari i Albin Kurti ka njoftuar se aktivistja feministe dhe autorja Adelina Tërshani i është bashkuar Lëvizja Vetëvendosje dhe do të kandidojë për deputete në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Tërshani sjell me vete një përvojë mbi dhjetëvjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke ndërthurur aktivizmin shoqëror me punën konkrete në terren dhe hulumtimin e politikave publike.

Sipas Kurtit, ajo ka përfunduar studimet për Gazetari dhe Menaxhim të Konflikteve në Itali dhe përfaqëson një zë intelektual e kritik që do ta pasurojë programin e Vetëvendosjes për drejtësi shoqërore.

Postim i plotë:

Me kënaqësi njoftojmë bashkimin e Adelina Tërshanit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, e cila do të jetë edhe kandidate për deputete në legjislaturën e ardhshme. Si aktiviste e njohur feministe dhe autore, Adelina sjell një përvojë mbi dhjetëvjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke i bashkuar kauzat sociale me punën konkrete në terren dhe hulumtimin e politikave publike.

​Me formim akademik në Gazetari dhe Menaxhim të Konflikteve, studime të kryera në Itali, ajo përfaqëson një zë intelektual dhe kritik që e pasuron programin tonë për drejtësi shoqërore. Përmes angazhimit të saj në institucione dhe artit si formë rezistence, Adelina do të vazhdojë betejën për barazi edhe brenda Kuvendit të Kosovës.