Burrat po i mbushin testikujt e tyre me tretësirë fiziologjike në një trend në rritje të njohur ndryshe si “ballmaxxing”. Ndërsa testikujt janë zakonisht sa madhësia e një veze të vogël ose kumbulle, një komunitet online i Reddit me gati 10 mijë burra, i ka treguar ata duke i fryrë ato deri në madhësinë e grejpfrutave.
Ata zakonisht fotografojnë organin gjenital dhe qesen e tyre me një ose dy gjilpëra të futura dhe të ngjitura në qesen e tyre, duke u dhënë pika me tretësirë fiziologjike të cilat i kanë blerë në internet. Kjo bën që testikujt të fryhen për një kohë, shpesh deri në një pikë që mbështjell organin gjenital, duke e bërë atë të duket shumë më i vogël.
E rrënjosur në modifikimin e trupit, kjo mund të jetë një praktikë seksuale ose jo-seksuale, por vjen me rreziqe të konsiderueshme. “Ballmaxxing ose fryrja e testikujve me tretësirë fiziologjike konsiderohet mjaft e rrezikshme dhe mjekët në përgjithësi paralajmërojnë kundër saj”, tha për Metro, dr Shirin Lakhani.
“Zona është shumë e ndjeshme dhe përmban struktura delikate, duke përfshirë testikujt, enët e gjakut dhe nervat”.
Pse burrat po bëjnë “ballmaxxing”?
Edhe pse atletët në Lojërat Olimpike Dimërore u akuzuan për zmadhimin e testikujve të tyre për të marrë një kostum të ri (dhe një avantazh sportiv), kjo nuk është ajo që përfaqëson ky trend për shumicën e pjesëmarrësve.
Ekspertja e seksit Gigi Engle, autore e Kink Curious, ka thënë për Metro: “Njerëzit mund të eksitohen shumë nga fryrja e testikujve të tyre ose nga shikimi i tyre pas fryrjes”.
Burrat në komunitetin anonim thanë: “Ndihem shumë mirë të jem kaq i rëndë”, ndërsa një tjetër theksoi se shijonte ndjesinë e organit të tij gjenital.







