Aktori Mehdi Malkaj i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, komentoi ngjarjen e disa ditëve më parë që bëri xhiron e rrjetit, pasi aktori i mirënjohur Robert Ndrenikën, ishte i pranishëm në seancën administrative të Erion Veliajt dhe ajo që gjithashtu mori vëmendjen, ishte puthja në ballë që Ndrenika i dha Veliajt. Po ashtu deklaroi, ‘çtë mbeti e bëj unë”.
Malkaj, vlerësoi figurën e aktorit Robert Ndrenika, si një artist të madh, por mbajti qëndrim kritik sa i përket veprimit të tij ndaj Veliajt, duke u shprehur se një artist i madh bëri pis moralin e tij.
“Në fund ajo që gjykohet është veprimi. Aktori e di më mirë se të gjithë të tjerët, por unë personalisht që jam akoma në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, ishte një gjë e mrekullueshme. Por çfarëdo që të themi apo të bëjmë ne, Roberti është një mal i madh artist, e padiskutueshme, Por ky mal i madh si artist bëri pis moralin e tij…Nuk mund të bëhet ai Robert të rrokulliset në gur, ta rrokullisë një Erion…Nuk ishte kjo për madhështinë e tij. Mua nuk më erdhi mirë sepse Berti vinte në protestë rregullisht, por një dit nuk u duk më. U bëmë merak dhe më pas morëm vesh se ka ndërprerë marrëdhënien me ne. Se përse e ka ndërprerë këtë nuk e dimë…Por shumë gjëra fliten dhe unë nuk jam i deleguar të them ato që fliten. Por ky na vrau. Iku Berti, u rralluan njerëzit dhe qëndruan ata që donin vërtet të mbronin Teatrin dhe unë u mendova gjatë, do rri apo do iki”, u shpreh ai.







