Dinamo është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025/2026. Në sezonit e 74-t të këtij kompeticioni, blutë mposhtën në finale Egnatian me rezultatin 3-2, me golat e Malomos, Bregut dhe Mustafa. Për rrogozhinasit shënuan Buric e Adjesa.
Rrogozhinasit humbën shërbimin e Bakajokos që në fllim të takimit, i cili u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrja të ashpër në dëm të portierit Teqja. Në fillim të pjesës së dytë edhe Dinamo mbeti me 10 lojtarë, Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Gjithsesi, kjo nuk i pengoi të besuarit e trajnerit Ilir Daja, që të sigurojnë trofeun e 15-të të këtij lloji në historinë e klubit.
Kjo ishte finalja e pestë në total për rrogozhinasit, ndërsa kanë triumfuar dy herë(2023 dhe 2024).







