Ballina Politika ‘Mjaft më me dokrra’, Korreshi: Reforma Territoriale në Fier ka dështuar totalisht

‘Mjaft më me dokrra’, Korreshi: Reforma Territoriale në Fier ka dështuar totalisht

55
0

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka kritikuar reformën e ndarjes territoriale, duke kërkuar rishikimin e saj, veçanërisht në qarkun e Fierit. Sipas tij, reforma ka dështuar të përmbushë qëllimin për afrimin e shërbimeve me qytetarin, ndërsa ka sjellë rritje shpenzimesh, shtim të punësimeve politike dhe centralizim të shërbimeve.

Korreshi e cilëson reformën të deformuar nga interesa elektorale dhe kërkon, të mos ofrohen më dokrra, por zgjidhje reale për qytetarët.

Reagimi i plotë:

GENJEN!!!

Kjo nuk është aspak e vërtetë!!

Edhe pse i sollën patronazhistët me detyra të parapërgatitura se çfarë duhet të flisnin, zëri qytetar ishte krejt i kundërt.

Rishikimi i ndarjes territoriale në Fier është domosdoshmëri!

Kjo ndarje është vetëm për qëllime elektorale.

Atë për çfarë u ngrit reforma territoriale, në dukje ka rënë, pasi shpenzimet janë shtuar, punësimet e patronazhistëve janë shtuar, përkundër asaj që premtoi kjo reformë dhe, më e fundit, shërbimet janë më larg qytetarit dhe janë centralizuar, përkundër asaj që ofronin komunat më parë.

Që nuk doni reformë kjo është e qartë, por NA KURSENI DOKRRAT të paktën!