Agron Tare, ish-drejtor i Portit të Durrësit njëherësh ish-zv. ministër i Jashtëm nga 2018 në 2022, është marrë në pyetje për më shumë se një orë në Prokurorinë e Posaçme.
I thirrur nga prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bajko që po hetojnë ish-zv. kreministren Belinda Balluku, vëllai i ish-futbollistit Igli Tare është pyetur për më shumë se një orë pikërisht për këtë procedim penal të martën e kaluar
Të njëjtat burime bëjnë me dije se SPAK ka thirrur edhe Igli Taren për ta marrë në pyetje, por për shkak të mos adresimit të saktë, thirrja është ridëguar nga organi hetues, i cili mbetet i rezervuar për të konfirmuar ditën kur pritet paraqitja e ish-futbollistit për të dëshmuar.
Prej kohesh media ka denoncuar procedurat e ndjekura, që me firmën e Belinda Ballukut, Tare pëfitoi leje për ndërtim pallati dhe parku fotovoltatik.
Igli Tare, në të njëjtën periudhë që Balluku u bë Ministre e Infrastrukturës, u rikthye në Shqipëri për të investuar në ndërtim dhe energji.
Të dhënat e një raporti të KLSH tregojnë gjithashtu 3.3 ha tokë, që kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi i ka dhënë Igli Tares në Sheq Marinas, dyshohet e kryer në shkelje të ligjit.







