Me 22 gola dhe 1 asist, 2 gola më pak se Kylian Mbappe, golashënuesi më i mirë në Spanjë, Vedat Muriqi shkruan një tjetër kapitull historik, me sulmuesin “dardan” që siguron një vend në formacionin më të mirë të vitit në La Liga. Pa diskutim që kjo është një arritje fantastike në aspektin personal, nuk është e lehtë të bëhesh pjesë e formacionin më të mirë në një Ligë ku marrin pjesë yje të futbollit botëror. Muriqi është vendosur në majën e sulmit duke formuar një tredhëmbësh me Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal.
Pa diskutim që është një vend i merituar, pasi me 22 gola të shënuar, sulmuesi i Kosovës lë pas lojtarë si Yamal, Torres, Vinicius, Lewandowski dhe shumë të tjerë. Edhe këtë vit, formacioni më i mirë në Spanjë u pushtua nga yjet e Barçës dhe Real Madrid. Interesat është fakti se në mesfushë ndodhen edhe dy “boksierët” e Realit, Valverde dhe Tchouameni.
Për fat të keq, Muriqi nuk arriti të linte gjurmë në ndeshjen kundër Getafe, një humbje që mban Mallorca ende shumë pranë vijës së kuqe, në dy javët e fundit i duhet të marrë maksimumin për të mbijetuar në La Liga. Në aspektin personal, Murqi ka në dispozicion edhe dy ndeshje për të zbritur nga froni Kylian Mbappe.







