Emocione dhe spektakël në javën e parafundit të Serie A. Roma fiton 2-0 ndaj Lazios në derbi, duke shkuar kështu në kuotën e 70 pikëve në vendin e parë. Me po aq pikë por në vendin e 3-të është edhe Milan. Kuqezinjtë mundën 1-2 Genoan në Stadio Luigi Ferraris.
Juventus u mposht me shifrat 0-2 në shtëpi nga Fiorentina dhe tashmë bardhezinjtë praktikisht janë jashtë Champions, pasi renditen në vendin e gjashtë me 68 pikë. 68 pikë ka edhe Como e vendit të pestë, pas fitores minimale ndaj Parmës.
Napoli nuk fal dhe triumfon 0-3 në shtëpinë e Pisës.







