Ballina Opinion Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq...

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

34
0

Nga Ylli Manjani

Lufta e re e klasave.
*****
“SPAK thërret Igli Taren”… dhe dita hyn në ekstazën informative që është bërë rutinë. Breaking news. Studio speciale. Analiza. Titra të kuqe.
Sikur të jetë shpallur gjendja e jashtëzakonshme kombëtare.

Ja nisin komentet për kokërr të qejfit. Çfarë do të thotë “thërret”? Në çfarë cilësie? Për çfarë? Ka akuzë? Ka hetim?

Dera e SPAK tashmë është kthyer korridorin e një reality show kombëtar?!

Për fat të keq, mediat janë ngujuar te dera e SPAK dhe jetojnë me listën e hyrje-daljeve. Kush hyri, kush doli, kush u pa i zbehtë, kush nuk foli. Gazetaria është zëvendësuar me rojë godine. Microfonët si gurët me të cilët qëllohet viktima e radhës. Fjalët janë balta e turpit që karikon miletin.

Kjo histeri nuk informon publikun. E deh atë me thashetheme procedurale dhe me adhurimin banal të spektaklit penal.

Në këtë rast, so në çdo rast tjetër xhanëm, nuk e kanë me hetimin as të vërtetën, por me Iglin. “U bo ai”!? “E ç’a pastaj se është i famshëm në botën e menaxhimit sportiv”?! Aty në Spak!

Fiks luftë klasash. Po të pikasin se je i zoti ose i pasur, të mbytën! “Asnjë nuk ka mbi ligjin”. “Pandëshkueshmëria ka marrë fund”! Hë-hë-ëëëëëë…

Kjo është lufta e sotme të klasave.

Sot është Igli Tare, nesër dikush tjetër. E njëjta skenë, e njëjta ulërimë mediatike, e njëjta varfëri informacioni.

Ama një të zoti apo një pasaniku, ja thyejmë turinjtë me mikrofonët e medias te dera e SPAK me qejf e histeri.

Nuk jetojmë dot pa luftë klasash, or jo…????