Ballina Politika Balluku, Karçanaj, AKSHI dhe zgjedhjet! Bardhi i rendit mazhorancës pikat problematike të...

Balluku, Karçanaj, AKSHI dhe zgjedhjet! Bardhi i rendit mazhorancës pikat problematike të raportit IBAR: Nuk na dëgjonit kur jua thonim ne, tani ju detyron BE t’i zbatoni

53
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend ka folur në lidhje me raportin IBAR të BE për vendin tonë, ku tha se përputhet plotësisht me atë që PD ka thënë në lidhje me situatën ku ndodhet Shqipëria.

Ai ka shtuar se ndryshe nga sa mazhoranca përpiqet të sillet sikur çështja Balluku nuk është e lidhur me integrimin, në raport flitet pikërisht për imunitetin e ish zëvendës kryeministres dhe Mirlinda Karçanajn.

Gazment Bardhi:

Jua ka zbardhur media, meqë thoni IBAR nuk ka lidhje me Ballukun. E lexuat apo edhe atë bëtë sikur nuk e lexuat.
“Megjithatë, BE-ja thekson se korrupsioni mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe biznesit, përfshirë të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe vendore, si edhe institucionet, duke mbetur një çështje me shqetësim serioz. BE-ja vëren progresin e Shqipërisë për të ndryshuar dhe plotësuar më tej kuadrin e saj ligjor dhe institucional në luftën kundër korrupsionit.
BE-ja thekson se këto masa tani duhet të zbatohen me vendosmëri dhe të japin ndikim veçanërisht në sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, mbi të gjitha në infrastrukturën publike, kadastrën dhe të drejtat e pronësisë, doganat, administratën tatimore, arsimin, shëndetësinë, prokurimet publike dhe kontratat e Partneritetit Publik-Privat.
BE-ja fton Shqipërinë të përfundojë rishikimin dhe zbatimin efektiv të legjislacionit mbi donacionet dhe sponsorizimet, si edhe mbi financimin e partive politike, përmes një dialogu gjithëpërfshirës dhe konstruktiv ndërpartiak.
BE-ja thekson se Shqipëria duhet të bëjë progres të mëtejshëm të konsiderueshëm në parandalimin dhe luftimin e natyrës së përgjithësuar dhe të përhapur të korrupsionit. BE-ja vëren përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar kapacitetet institucionale dhe koordinimin e institucioneve të parandalimit të korrupsionit. Gjithashtu, BE-ja vëren konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe njerëzore”, thuhet në raportine IBAR.
Ju keni thënë s’kemi probleme me zgjedhjet, por IBAR thekson se duhen marrë masa të krijohet barazi mes palëve ndërsa shto se duhet të zhduket rrjeti i patronazhistëve.
Meqë deri tani nuk e keni dëgjuar opozitën që nuk ka thënë asnjë gërmeë ndryshe nga sa ju ka thënë BE, në IBAR, jeni të detyruar të zbatoni tani atë që ju kanë kërkuar 27 vendet e BE-së.