Ballina Aktualitet SPAK intensifikon hetimet ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij, në fokus transaksionet...

SPAK intensifikon hetimet ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij, në fokus transaksionet financiare të kompanisë së Arbër Vliajt. Pyetet dhe ish-deputetja, Klotilda Bushka

57
0

SPAK ka hyrë në një fazë të re hetimesh lidhur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij të afërt, përfshirë dhe vëllain e tij, Arbër Veliaj. VNA mëson se janë bërë kontrolle dhe këqyrje dokumentesh ndaj kompanisë së vëllait të tij “Gogël” si dhe janë pyetur një sërë pesonash këtë të enjte në kuadër të këtij hetimi.

Për më shujmë se dy orë ka dhënë shpjegime edhe ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila njëherazi është e pandehur në dosjen “Veliaj 1” për pengim të drejtësisë.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se zonja Bushka ka dhënë shpjegime lidhur me disa transaksione që kanë të bëjnë me kompanitë në pronësi të familjarëve të Erion Veliajt, e po ashtu dhe me aktivitetin e tyre financiar.

Zonja Bushka, nga hetimet e mëparshme ka rezultuar se ka kërcënuar një nga dëshmitaret kryesore të dosjes Veliaj, konkretisht Ina Goxhajn, që kjo e fundit të mos dëshmonte kundër kryetarit të Bashkisë dhe bashkëshortes së tij në SPAK. Po ashtu, i ka marrë me dhunë telefonin duke ia zëvendësuar me një të ri. Për këtë shkak, zonja Bushka është zyrtarisht e pandehur dhe SPAK pritet të shpallë pretencën për të.

Ndërkoh që Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, janë të pandehur nga SPAK për përfshirje në një skemë komplekse të pastrimit të parash, korrupsion, si dhe fshehje të pasuriseë. Ndaj Veliajt rëndojnë edhe akuza të tjera, sikurse është shpërdorimi i detyrës dhe futjes së sendeve të paligjshme në burg. Duhet theksuar se këto veprime të SPAK, vijnë në kohën kur Gjykata e Lartë dhe po ashtu Gjykata Kushtetuese janë duke shqyrtuar kërkesat e Erion Veliajt për zëvendësimin e masë ssë sigurisë arrest në burg.