Ballina Kronika Durrës/ Magazina përfshihet nga flakët, vdes punonjësi nga Bangladeshi, një tjetër nga...

Durrës/ Magazina përfshihet nga flakët, vdes punonjësi nga Bangladeshi, një tjetër nga Kenia i plagosur

56
0

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm të Durrës. Ambientet e magazinës së një subjekti në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, u përfshi nga flakët dhe si pasojë ka humbur jetën një i ri nga Bangladeshi ndërsa një tjetër nga Kenia është plagosur.

Policia dyshon se zjarri ka rënë nga bombula e gazit në në ambientin ku gatuhej për punonjësit.

“Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital’ informoi sot policia.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.