Ekonomisti gjerman Joachim Klement, i njohur për një model parashikues që ka rezultuar i saktë në turne të mëparshëm të FIFA Ëorld Cup, ka dhënë parashikimin e tij për kampionin e edicionit 2026.
Sipas tij, fituese e turneut do të jetë Holanda, një skuadër që nuk e ka fituar kurrë më parë Kupën e Botës, por që ka qenë tri herë finaliste në historinë e saj.
Klement ka rikujtuar se modeli i tij kishte parashikuar saktë triumfin e Gjermanisë në vitin 2014, të Francës në 2018 dhe të Argentinës në 2022.
Aktualisht, Holanda renditet në vendin e shtatë në renditjen e FIFA-s, ndërsa sipas basteve sportive konsiderohet si një nga favoritët e mesëm, me Spanjën, Francën dhe Anglinë në krye të listës së kandidatëve për trofeun.
Vetë Klement ka pranuar se edhe për të ishte surprizë rezultati i modelit, duke theksuar se rruga drejt finales për Holandën pritet të jetë shumë e vështirë.







