Ballina Bota Shkoi në ishullin famëkeq të pedofilit Epstein, 44-vjeçari rrëfen tmerrin: “Më lidhën...

Shkoi në ishullin famëkeq të pedofilit Epstein, 44-vjeçari rrëfen tmerrin: “Më lidhën dhe më futën në një…”

46
0

Një histori tronditëse ka rikthyer në qendër të vëmendjes ishullin famëkeq të Jeffrey Epstein, miliarderit të akuzuar për abuzime seksuale ndaj të miturave. Amerikani Benjamin Owen, 44 vjeç, ka rrëfyer për CBS News se u përball me momente terrori pasi hyri në Little St. James, ishullin privat të Epstein në Ishujt Virgjin Amerikanë.

Sipas Owen, ai kishte shkuar në ishull më 24 prill së bashku me dy persona të tjerë për të investiguar çështjen Epstein dhe për ta rikthyer atë në vëmendjen publike. Por situata, sipas tij, doli jashtë kontrollit sapo grupi arriti te struktura e njohur si “tempulli” në majë të kodrës.

44-vjeçari pretendon se u rrethua nga disa persona, iu lidhën duart pas shpine me pranga plastike dhe shirit ngjitës, ndërsa më pas u dërgua me forcë drejt një zone të izoluar pranë bregut. Ai thotë se më pas u fut në një qeli betoni të gdhendur në shkëmbinj. “Më çuan në një birucë bosh. Nuk besoja se do të dilja gjallë prej andej”, rrëfeu Owen.

Sipas tij, ai qëndroi i lidhur dhe me sy të mbuluar për një periudhë të gjatë, ndërsa temperaturat e larta dhe mungesa e ajrit i shkaktuan probleme serioze shëndetësore. Më vonë, policia e Ishujve Virgjin Amerikanë ndërhyri në ishull dhe e mori në paraburgim.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se kohët e fundit janë shtuar hyrjet e paligjshme në ishull nga persona që tentojnë të eksplorojnë zonën apo të krijojnë përmbajtje për rrjetet sociale. Menaxhuesit e pronës kanë paralajmëruar se do të ndjekin ligjërisht çdo person që hyn pa leje në territorin privat.

Jeffrey Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në vitin 2019, ndërsa për vite me radhë ishulli Little St. James është kthyer në simbol të një prej skandaleve më të mëdha seksuale dhe të pushtetit në SHBA.