Ballina Kuriozitete Veza artificiale që rikthen zogjt e zhdukur

Veza artificiale që rikthen zogjt e zhdukur

55
0

Një vezë artificiale për të risjellë në jetë specie shpendësh të zhdukur. Është realizuar tashmë edhe kjo gjë, nga kompania Colossal Bioscences, e specializuar në de-extintion, pra rikthim të organizmave të zhdukur nga Toka.

Një lëvozhgë e stampuar në 3D, me një membranë prej silikoni transparent, është veza artificiale e krijuar për të risjellë në jetë shpend të zhdukur dhe për të ndaluar zhdukjen e të tjerëve.

Për momentin, veza artificiale, për të cilën nuk ka dhënë shumë detaje, ka shërbyer si inkubator për 26 zogj. Qëllimi është Moa Gjigand, një zog autokton i Zelandës së Re, i lartë 3 m.

Sipas kompanisë, qëllimi është shfrytëzimi i teknologjisë dhe avancimit të saj në ruajtjen e natyrës dhe jetës.

Gjithashtu pritet të vijojë progami me rikthimin në jetë te Dodo, një zog ikonë i zhdukur në vitet 1600, i cili nuk fluturonte dhe rritej kryesisht në Mauritius në Oqeanin Indian.

Bota akademike për momentin në një shkrim në revistën Nature, e konsideron interesant projektin, por për momentin është e pamundur të jepet një vlerësim pa asnjë të dhënë e statistikë në dispozicion.