Ballina Politika Rama dekoron Bardhyl Agasin, përlotet ish deputeti: Vlersim për Ergysin tim që...

Rama dekoron Bardhyl Agasin, përlotet ish deputeti: Vlersim për Ergysin tim që është në kërkim

128
0

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 35-vjetorit të krijimit, Partia Socialiste organizuar një ceremoni për nder të disa prej themeluesve të saj në Durrës.

Mes personaliteteve që u nderuan me Certifikata Vlerësimi dhe Mirënjohjeje nga Kryetari i PSSH-së, Edi Rama, është edhe Bardhyl Agasi, ish-deputet i Partisë Socialiste në vitet 1992-2005. Agasi është babai i Ergys Agasit, biznesmeni i akuzuar për dosjen e AKSHI-t.

Ish komunisti i rikthyer në socialist para 35 vitesh është mallëngjyer nga ky vlersim dhe ka thënë se e meritonin si familje këtë çertifikatë. Madje aq i përmalluar dhe i përlotuar ka qenë Agasi saqë nën zë ka thënë se ky është vlersim për Ergysin që është në kërkim.

Në ceremoni morën pjesë drejtuesi politik i qarkut Blendi Klosi, kryetari i PS Durrës, Luan Zaza dhe kryebashkiakja Emiriana Sako. Të tre këta kanë vlersuar Agasin, pa specifikuar atë të madhin në moshë apo atë madhin ku shkojnë e raportojnë!