Ballina Politika Ta poshtërosh Durrësin/ Bardhyl Agasi flet për dhunën, por harron çfarë i...

Ta poshtërosh Durrësin/ Bardhyl Agasi flet për dhunën, por harron çfarë i bëri Liri Dibrës, kandidate PD, falenderon idealin dhe pinjollin Ergys që e kanë forcuar PS me pengmarrje

128
0

Në takim ka qenë i pranishëm edhe ish-deputeti socialist Bardhyl Agasi, djali i të cilit, Ergys Agasi, është i shpallur në kërkim nga SPAK, lidhur me hetimet për AKSHI-n. Bardhyl Agasi tha gjatë fjalës së tij, se PS e ka rritur forcën e saj nga viti në vit dhe ka arritur të marrë mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Agasi kujtoi kohën kur PS ishte në opozitë në vitet 1992-1997, teksa tha se terrori i ushtruar nga pushteti i Presidentit të kohës, Sali Berisha ndaj socialistëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai foli edhe për dhunën e ushtruar nga policia e kontrolluar asokohe nga njerëzit e Berishës, teksa tha se shkopinjtë e gomës godisnin mbi kurrizin e socialistëve.

 

“Është vërtetë emocionuese që pas kaq vitesh të kthehesh në këtë pallat, kur dikur ndjenim mbi supet tona shkopinjtë e policisë berishjane. Sot ne shohim këto fytyra të qeshura, plotë entuziazëm e optimizëm, me besimin e plotë se PS do të arrijë në suksese të mëtejshme, me në krye Edi Ramën. Në Durrës, kur është krijuar PS, ishte heroizëm të pranoje se ishe anëtar i PS, sepse ishte një terror i vërtetë. Nga viti në vit, PS e rriti forcën e saj. Ne nuk kishim as komisionerë në qendrat e votimit”, tha mes të tjerash Bardhyl Agasi.

Por Agasi i madhi, harroi ca gjera të vogla. harroi kur i vodhi votat Liri Dibrës, kandidates së PD duke dhunuar dhe rrahur antarë të shtabit, harroi edhe Ergysin e tij, tani që akuzohet si pjestar i grupeve kriminale, jo me hallën Tasha, po Sako dhe Kërçanaj, atëherë, se atëherë ishte ke “çiçi ku do ta bënte”. Padiskutim që ai është një nga trashëguesit e partisë, apo edhe themelues i PS, por 35 vjetorin ja ka rrëmbyer Ergysi dhe kjo i daltë për hajër se për turpin nuk ka vend që e nxë Jo pengmarrësit e Ergysit, po socialistë e ndershëm durrsak ti kishte respektuar. Ai nuk ishte sot në 35 vjetorin e PS, thjeshtë te ata me të cilët ja lidh krimi djalin!