Ballina Politika Fitorja e radhës ndaj drejtësisë së Irenave me shumë mbiemra, datëlindje dhe...

Fitorja e radhës ndaj drejtësisë së Irenave me shumë mbiemra, datëlindje dhe pasaporta…

76
0

Nga Adriana Kalaja

Sot u njoftova nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, se ishte pranuar ankimi im ndaj vendimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, lidhur me vendimin e mosfillimit të kallëzimit tim penal bërë më datë 20.02.2026.

Për çfarë bëhet fjalë? Ja të freskojmë pak kujtesën e një populli që ka harruar e harron çdo ditë. Më 19 shkurt, në orët e darkës, marr dy sms kërcënuese për jetën, në inbox, në faqen time fb. Nisur nga pozicioni im publik por edhe profesional, më datë 20 shkurt bëj kallëzim penal ndaj faqes që më kërcënoi dhe, po nga vetë policia, me gjithë lidhjet e tyre me krimin, mu konfirmua se ky ishte një kërcënim shumë i rëndë për jetën.

Më datë 24 shkurt çështja përcillet pranë prokurorisë, e cila çuditërisht, pa asnjë hetim, mbi të gjitha pa marrë asnjë info nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, vendos “mosfillimin” e çështjes.

Nisur nga fakti se unë dyshimet kryesore i kisha ngritur ndaj Irenës me shumë mbiemra, datëlindje dhe pasaporta, ky vendim tregonte qartë se kush kishte ndërhyrë dhe pse kjo çështje ishte refuzuar të hetohej.

Pooooooooor, ju e dini që unë kam “ves” t’i shkoj gjërave deri në fund.

Këtë vendim antiligjor e dukshëm të urdhëruar politikisht, bazuar në të drejtat e mia kushtetuese dhe ligjore, e ankimova në Gjykatë.

Dy shtyllat bazë në të cilat qëndronte ky ankim ishin:

1. Shkeljen e rëndë të ligjit procedural, ku vendimi i mosfillimit merret vetëm në afatin brenda 15 ditësh nga data e kallëzimit.

2. Mos kryerja e asnjë veprimi hetimor, qoftë për të identifikuar personin kërcënues dhe shantazhues.

Se të pretendoj se do zbulonte nga hetimi se, kush fshihej pas, është shumë.

Vetëm për momentin në fakt.

Referuar modelit të këtyre magjistratëve që nuk njohin as ligj e as moral, data e kallëzimit nuk është data që ligji i’a njeh kallëzuesit, por ajo e orekseve të urdhrave politike të tutorëve të tyre.

Të radhës, si gjithmonë.

Kështu, sipas këtij vendimi, Gjykata pranon ankimimin tim, duke shfuqizuar vendimin e “mosfillimit të procedimit penal” mbi bazën e materialit kallëzues nr. 3463 të vitit 2026.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, përveç se më ka dhënë të drejtë lidhur me hetimet, ka pranuar edhe pretendimin tim, të bazuar në nenin 291 të Kodit të Procedurës Penale, se vendimi i “mosfillimit” ka të përcaktuar nga ligjvënësi një afat preskluziv që është 15 DITË.

As 1 ditë më shumë.

Njësoj si me afatet e ankimimit.

Ndërkohë, ky vendim më solli ndërmend vendimin e Irenës me shumë mbiemra, ditëlindje dhe pasaporta, ku shkeli ligjin duke përcaktuar datën e kallëzimit tim ndaj Lindës së Surrelit me shumë mbiemra, njëjtë si Irena, dhe duke “imponuar” SPAK-un e afërmendshit Duman, të vendoste “mosfillim” në datë 31.07.2025, kur kallëzimi mban datën 09.09.2024?!

Ja pra të dashur miq.

Krahasoni drejtësinë e Irenave me shumë mbiemra, datëlindje dhe pashaporta, njëjtë si tutorja e tyre Linda, që kaluan vettingun me urdhër politik të bashkëshortit të (BE)Lindave, me drejtësinë e një gjyqtareje, që ligjin e lexon dhe e zbaton në integritetin moral e profesional.

Në pritje të vendimmarrjes së prokurorit për këtë çështje, por edhe të Gjykatës së Lartë, bazuar në të njëjtin precedent si ky në vendimin e mëposhtëm, për Lindën me shumë mbiemra të Surrelit, ju garantoj se do e fitoj luftën me mafien e instaluar në sistemin e drejtësisë.

Deri atëherë,

Kush e ka radhën?

Më ndiqni……