Modelja Hailey Bieber pozoi në gjunjë gjatë një seti fotografik mode.
29-vjeçarja u shfaq me një bikini të ndezur nga marka italiane e rrobave të banjës Calzedonia.
Hailey, bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber, 32 vjeç, është ambasadorja më e re globale e markës.
Kjo vjen pasi ajo shiti markën e saj të bukurisë Rhode për 1 miliard dollarë, shkruan The Sun.
Bashkëshortja e superyllit të muzikës pop, Justin Bieber, la mënjanë dhimbjen e martesës së tyre të përfolur si problematike duke finalizuar shitjen prej 1 miliard dollarësh të linjës së bukurisë tek e.l.f. Beauty.
Marrëveshja, e cilësuar si “përtej ëndrrave të saj më të çmendura”, përfshin 600 milionë dollarë në para të gatshme, 200 milionë dollarë në aksione të e.l.f. Beauty dhe 200 milionë dollarë shtesë që varen nga rritja e markës gjatë tre viteve të ardhshme.







