Ballina Opinion Forcojnë aleancën Tomi dhe Xherri

Forcojnë aleancën Tomi dhe Xherri

52
0

Nga Vladimir Shyti

Nëse është e vështirë të arrish lavdinë,është e lehtë ta ruash,Dhe këtu ajo dallohet nga nderi, i cili nuk u jepet të gjithëve,veç atyreve me besueshmëri dhe aleancave të vendosura më parë, por me kushtin që të ruhet, gjë që nuk është e lehtë,sepse mjafton një veprim i padenjë që nderi të bjerret pakthyshmërisht. Ndërsa lavdia ndërvete nuk mund të humbas, sepse veprimi apo veprat sido qofshin ato autori tyre mbetet i famshëm dhe, siguron gjithçka që i nevojitet dhe pse ai nuk shton asgjë të re. Lavdia e rreme humbet efektivisht, dhe sikur autori të rrojë më tepër.Kjo do të thotë se ajo është një mbivelerësim i përkohshëm.

Në një poezi krijuar disa vite më parë citoj:..Në tempullin shqiptarë të politikës\ Tomi dhe Xherri hyjnë në garë\ Pas zënkave,ndezin qirinjtë e paqes\ Me kujdes gatuan çorbën\ Seç u tha në mezin e errësirës\ Fillojë dhe loja e marrëzisë… Mbas këtyre vargjeve në shumë komente tregohej një mosbesim,të tjerë tregonin interes dhe një pjesë ishte moskokçarës, por së fundi u pajtuan me mendimet e mia dhe shumë të tjerëve që e kishin besuar vite më parë. Pra,Sali Berisha me ndihmën edhe të Edi Ramës vazhdojnë sëbashku lojën e marrëzisë. Xherri vjell vrerë në lumin e turbulluar,ndërsa Tomi e kullon llumin në brigjet e Adriatikut dhe përtej ndër oqeane. Por, balta ka mbetur midis popullit, të cilët ende se kanë gjetur lopatën e pastrimit.

Më kujtohet, në kohën e komunizmit,familja ime e përbërë nga shtatë pjestarë jetonte në një barangë buzë kënetës. Babai i dërgonte një letër Enver Hoxhës, ku kërkonte strehim.Ndër të tjera shkruante;…jam veti shtatë, pra,shtatë armë të ndryshkura…Dhe jo,që banesë nuk i afruan, por sigurimi shtetit u hodhë në veprim, por falë Qirjako Deçkës, një njeri me reputacion në radhët drejtuese, që mundëm të shpëtonim internimit nga qyteti. Bëj tani krahasimin; ekzistencat janë të mjera,vlera apo jovlera e së cilës do të bazohej krejtësisht në atë çka rezultojmë në sytë tanë e të tjerëve! Tashmë mund dhe është e mundur të mendojmë se vendi ynë po jeton midis dy kohërave,ku çdo individ ekziston për vetveten,pavarësisht nga forma e lloji, varet mbi të gjitha nga ai vet.Dhe nëse tek ai nuk ka asgjë të denjë, çdo ndihmë nga jashtë do të vlejë fare pak.Përfytyrimet që mund të krijojnë për qenien e tij në arenën ndërkombtare është diçka dytësore,që i nënështrohet rastit përballë faktorit botëror dhe të marrë atë çka do. Tomi mund të hyjë në tempullin e zakonshëm të lavdisë,gjithëahtu edhe përpëlitësi Xheri, por lumturia e vërtetë dhe nderimin duhet fituar duke vlerësuar me sinqeritet ata që të dhanë lavdinë për atë çka bëre dhe do të bësh më pas.Vlerësimi  dhe gjykimi tyre është një jehonë e thjeshtë, një shëmbëlltyrë dhe një hije e meritës, që vlenë më së shumti nga lavdia që është përfituar në rrethin admirues.

Nëse admirimi është nga përfituesit dhe do të kthehej në gjënë kryesore, objekti i një admirimi të tillë do të ishte i padenjë dhe do të ndodhte pikërisht një lavdi e rreme, pra të pa merituar. Ndaj, duhen ato cilësi për të cilat lavdia është simboli pastër, një shëmbëllim i shndritshëm për të gjithë popullin. Lavdia është shtysa që nxit mendjet e qarta, dobësia e fundit e një shpirti fisnik, që përbuzë kënaqësitë e tepëruara dhe, kur jeton ditë të vështira. Ka shumë vështirësi të kacaviresh majave ku shkëlqen tempulli i lavdisë.