Dolors Montserrat ka zhvilluar një vizitë në selinë e PD, ku është pritur në një takim nga kryetari i demokratëve, Sali Berisha.
Montserrat, e cila mban postin e sekretares së përgjithshme të Partia Popullore Europiane, ndodhet në Tiranë në kuadër të kontakteve dhe takimeve politike me përfaqësues të opozitës shqiptare.
Takimi në selinë blu u fokusua te zhvillimet politike në vend, bashkëpunimi me PPE-në dhe proceset integruese të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.







