Ballina Rajoni Shqiptari plagos pakistanezin në mes të Athinës, në makinë me 3 shokë

Shqiptari plagos pakistanezin në mes të Athinës, në makinë me 3 shokë

66
0

Të shtëna me armë zjarri u rregjistruan pasditen e së mërkurës, 27 maj, në Patisia të Athinës.

Konkretisht, në orën 18.30 të pasdites së sotme, një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe qëlloi pronarin e dyqanit, me origjinë pakistaneze, një herë në këmbë.

Autori i krimit hipi më pas në një BMW gri që po e priste jashtë dhe në të cilën ndodheshin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital.

Pas një ndjekjeje nga policia, automjeti u gjet në rrugën “Tsounta” në Bulevardin “Kifissou”, në rrugën për në Lamia.

Atje, automjeti i dyshuar u përplas me tre ose katër automjete dhe u ndal plotësisht. Policia arrestoi tre persona me origjinë shqiptare në lidhje me incidentin, ndërsa një person tjetër është në kërkim.