Ish-deputeti Ervin Salianji do të zhvillojë ditën e nesërme një takim me demokratët tek Akademia e Arteve në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe një video nga takimet e mëparshme me demokratët, Salianji ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e tubimit nesër në orën 18:00.
Me moton ‘Lëvizje për një PD Fituese’, Salianji po mbledh gjithmonë e më shumë demokratë, të cilët janë të pakënaqur nga udhëheqja e kësaj force politike nga Sali Berisha.
Edhe në takimet e zhvilluara më parë në qytete të ndryshme, Salianji ka arritur të mbledhë një numër të konsiderueshëm demokratësh, duke i mbushur sallat më shumë se vetë kryedemokrati Sali Berisha.
Kujtojmë se Salianji ishte pretendent për të garuar në ‘zgjedhjet’ e 23 majit për kryetar të PD-së, por pjesëmarrja e tij në garë u refuzua nga kupola drejtuese e kësaj force politike.
Reagimi i Salianjit:
Shihemi nesër tek Akademia e Arteve, Sheshi “Nënë Tereza” me lëvizjen për një PD FITUESE
E premte, 29 Maj
Ora 18:00
Akademia e Arteve, Sheshi “Nënë Tereza”







