Ballina Politika “Alo 127 dhe të përgjigjet Tirana”, Korreshi sjell tjetër dëshmi nga spitali...

“Alo 127 dhe të përgjigjet Tirana”, Korreshi sjell tjetër dëshmi nga spitali i Lushnjës: Ambulancat jashtë shërbimit, rrezikojnë jetën e qytetarëve

101
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi sjell sërish dëshmi të asaj se çka ndodh në spitalin e Lushnjës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Korreshi thekson se ambulancat janë jashtë çdo standardi dhe pa kolaudim.

“Mender Flota e Ambulancave të Spitalit Lushnje.

Jashtë çdo standardi, pa kontroll teknik (kolaudim) dhe pa shërbime duke rrezikuar jetë e qytetarëve!

Pagesa për orët shtesë shqetësim për shoferat që duhet ti përshëndes për punën e palodhur me mjete mizerabel!

Alooo 127 dhe të përgjigjet Tirana edhe pse ti urgjencën e ke në Lushnje!!”, shkruan Korreshi.