Ballina Aktualitet Hedhja e dherave dhe inerteve në krye të fshatit Dhërmi, IKMT gjobit...

Hedhja e dherave dhe inerteve në krye të fshatit Dhërmi, IKMT gjobit kompaninë “Gjiknuria”

107
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndëshkon me masë administrative gjobë subjektin “Gjikuria”.

Drejtoria Qendrore e IKMT-së kreu inspektim në zonën e Dhërmiut ku konstatoi një vend depozitim mbetjesh inerte dhe dhera të dala nga gërmimet në krye të fshatit.

Gjatë verifikimit të kryer, subjekti rezultoi se nuk ishte i pajisur me Leje Mjedisi të tipit B shtojca 5.2. Për shkak të këtyre shkeljeve të konstatuara, IKMT mori masën administrative dënim me gjobë në vlerën 1,000,000 lekë.

Gjithashtu u mor dhe masa plotësuese e pezullimit të aktivitetit deri në pajisjen me lejen përkatëse sipas legjislacionit.

Kompanisë “Gjikuria” ju ngarkua edhe detyrimi për të eleminuar pasojat e shkaktuara në një afat të arsyeshëm, për të rehabilituar zonën ku janë kryer depozitimet e inerteve.