Ballina Kronika ‘Kokat’ e grupit kriminal të trafikut të drogës në Sarandë, del foto...

‘Kokat’ e grupit kriminal të trafikut të drogës në Sarandë, del foto e vëllait të Edmond Papës e bashkëpunëtorit të tij

106
0

Personat në foto janë Kristi Qirici dhe Eldjon Alushaj ‘koka’ të grupit të strukturuar kriminal të trafikut të drogës që vepronte në zonën e Sarandës gjatë viteve 2019-2021.

Kristi Qirici është vëllai i Edmond Papës, i ekzekutuar në dhjetor 2022, i arrestuar pak ditë më parë në Abu Dhabi, dhe në pritje të ekstradimit.

Ky grup merrte informacione nga efektivi Erdit Hazizaj, ish-specialist i Forcës Operacionale, i dërguar në gjyq nga SPAK së bashku me 2 ish-policë të tjerë.