Ballina Politika Rama -Berisha/ Ervin Salianji: Njëri “rilindje”, tjetri “ripërtëritje”! S’mund të pranojmë që...

Rama -Berisha/ Ervin Salianji: Njëri “rilindje”, tjetri “ripërtëritje”! S’mund të pranojmë që në PD të grabiten zgjedhjet

62
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi me demokratët në Tiranë, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk mban përgjegjësi manipulimin e zgjedhjeve, ndërsa opozita nuk duhet të lejojë të njëjtat probleme brenda saj.

“Rama nuk mban përgjegjësi sepse i vjedh zgjedhjet dhe ne nuk arrijmë si Parti Demokratike që të çojmë thuajse 800 mijë fitues në kutitë e votimit që të tejkalojmë numrin e votave që Edi Rama vjedh”, tha ai, ndërsa shtoi se nëse Edi Rama vjedh zgjedhjet, ne nuk mund të lejojmë që në PD të grabiten zgjedhjet, të vidhen zgjedhjet, të mos bëhen zgjedhje.

Salianji komentoi edhe zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke krahasuar Ramën me Berishën.

“Njëri “rilindje”, tjetri “ripërtëritje”. Njëri vjedh Shqipërinë, tjetri vjedh opozitën. Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha autokrat i opozitës”, deklaroi ai.

Salianji: Rama nuk mban përgjegjësi sepse i vjedh zgjedhjet dhe ne nuk arrijmë si Parti Demokratike që të çojmë thuajse 800 mijë fitues në kutitë e votimit që të tejkalojmë numrin e votave që Edi Rama vjedh.

Sepse siç e patë të nderuar miq, ne pa krijuar epërsi morale nuk mund t’i bindim dot qytetarët shqiptarë. Nëse Edi Rama vjedh zgjedhjet, ne nuk mund të lejojmë që në PD të grabiten zgjedhjet, të vidhen zgjedhjet, të mos bëhen zgjedhje. Nëse Edi Rama, të nderuar miq, para 12-13 vitesh tha ‘rilindje’, ne nuk mund të pranojmë sot që në PD të jenë kaq përtacë që të thonë në kuvendin e nesërm të uzurpimit “ripërtëritje”.

Njëri “rilindje”, tjetri “ripërtëritje”. Njëri vjedh Shqipërinë, tjetri vjedh opozitën. Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha autokrat i opozitës. Qytetarë shqiptarë po e bëjnë dallimin dhe për shumë njerëz që thonë ku janë të rinjtë në PD, shikojeni edhe sheshin sot, meqë sallën e Pallatit të Kongreseve na e mohuan, të rinjtë janë në PD, duan t’i bashkohen PD-së.