Ballina Politika Nga Stresi e Armaldo Kllogjeri te vajza e Nishanit dhe djemtë e...

Nga Stresi e Armaldo Kllogjeri te vajza e Nishanit dhe djemtë e Olldashit dhe Azem Hajdarit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për në Këshillin Kombëtar

42
0

Ish-deputetë dhe drejtues demokratë me kontribute ndër vite kandidojnë për forumin më të madh vendimmarrës të Partisë Demokratike. Kandidojnë ish-deputetja Dhurata Çupi dhe të tjerë ish-ligjvënës të PD si Genc Pollo, Ardian Turku, Bedri Hoxha, Asllan Dogjani, Aurel Bylykbashi, Gjok Vuksani, Petrit Doda, Roland Keta e Adriana Gjonaj etj.

Gjithashtu, mes emrave të kandidatëve bie në sy ai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi. Avokati Jordan Daci është në mesin e kandidatëve për anëtar të KK. Po ashtu, për një vend në Këshillin Kombëtar të PD kandidon edhe Juela Meçani, ish-zëdhënësja e Sali Berishës.

Glauk Olldashi dhe Azem Hajdari, përkatësisht djali i Sokol Olldashit dhe ai i “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari kandidojnë për anëtarë të KK, nga lista e FRPD. Forumi i gruas dhe të rinjtë do të kenë kuota përfaqësimi në Kuvendin e ri Kombëtar të demokratëve.

Kuvendi Kombëtar i PD pritet të zgjedhë rreth 200 anëtarë për Këshillin Kombëtar. Risitë dhe ndryshimet kryesore janë; fuqizimi dhe përfaqësimi nga Diaspora, fuqizimi dhe përfaqësimi i grave, ngritja dhe strukturë për seleksionimin e kandidatëve për primaret. Po ashtu është propozuar përmirësimi i strukturave të grup seksioneve.