Ballina Europë Operacion gjigant antidrogë në Itali/ Mbi 1,300 të arrestuar dhe 430 kg...

Operacion gjigant antidrogë në Itali/ Mbi 1,300 të arrestuar dhe 430 kg drogë të sekuestruara

75
0

Në itali u zhvillua një nga operacionet më të mëdha antidrogë duke përfshirë thuajse të gjithë vendin. Karabinierët dhe forcat speciale verifikuan të paktën 300 mijë persona duke arrestuar 1335 persona mes tyre dhe 31 të mitur. Po ashtu në kërkim bëhet e ditur se u shpallën dhe 2400 persona të tjerë.

Kontrollet u ushtruan në zonat e konsideruara të braktisura apo të dekraduara në periferi të qyteteve por dhe pranë lokaleve ku zhvillohet jeta e natës që konsiderohen si territore me rrisk të lartë të shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, ku u përdorën edhe helikopterë u sekuestruan gjithsej afërsisht 430 kilogramë narkotikë dhe më konkretisht 48 kilogramë kokainë, 379 kilogramë kanabis dhe 7 kilogramë heroinë. Gjithashtu u kapën 111 armë zjarri, një jelek antiplumb dhe një sasi të madhe municionesh.

Oficerët gjetën dhe sekuestruan 250 mjete të tjera dhune përfshirë thika, hanxharë, sëpata, shkopinj gome, elektroshok etj.

Operacioni u zhvillua nën monitorimin e prokurorisë duke zbritur të gjitha forcat në të njëjtin orar në të gjithë territorin. Gjithccka thuhet se ishte e organizuar dhe e koordinuar për të parandaluar kështu përhapjen e lajmit për ti shpëtuar kështu forcave të rendit.